SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Beteja për Himarën. Tavo fton rivalin në debat publik.

Vangjel Tavo fton në një ballafaqim publik rivalin e tij në Himarë, Petro Gjikuria. Gjatë një interviste televizive për Tv 6 plus 1 në Vlorë, ai ka thënë se është i hapur për një diskutim të tillë, por një kusht.

“Do të ishtë një kënaqësi që banorët të dëgjonin idetë tona për qeverisjen e Himarës. Jua kërkoj edhe juve të na ftoni, por jo në studio televizive. Debat televiziv, por me të pranishëm banorë të Himarës. Do të ishte një iniciativë dhe kënaqësi e jashtëzakonshme ta realizonim këtë debat”, tha Tavo

I pyetur për një reagim të mundshëm nga Greqia pas zgjedhjeve, për njohjen e tij si kryebashkiak apo jo nëse fiton, Tavo u shpreh kështu: “Nuk është Greqia që njeh apo certifikon zgjedhjet në Shqipëri”.

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Himarë do të mbahen më 4 gusht.///

error: