SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi nisin sot në Stamboll

– Bisedimet ballë për ballë për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë mund të fillojnë të martën në Stamboll, njoftoi nje dite me pare Kremlini, pasi planet për evakuime humanitare nuk janë zbatuar.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi se negociatat për armëpushim pritet të zhvillohen në Stamboll. Njoftimi erdhi pas një bisedë telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të dielën.

Pala ukrainase ka folur gjithashtu për një fillim të afërt të një raundi të ri takimesh ballë për ballë pas rreth dy javësh negociatash online. Peskov tha se negociatat ballë për ballë do të mundësonin një diskutim më thelbësor të çështjeve, ndersa shtoi se nuk parashikohej ndonjë progres i madh.

Në më shumë se një muaj luftë, negociatorët nga Ukraina dhe Rusia janë takuar tre herë në rajonin kufitar të Bjellorusisë. Bisedimet më pas u zhvilluan online dhe deri më tani nuk ka patur sinjale për arritjen e një kompromisi mes dy palëve.//MOSKË, 28 mars/ATSH-DPA/-//

error: