Kryesia e Partisë Socialiste ne vendimet politike në funksion të fushatës së ardhshme elektorale emeroi nje dite me pare Blendi Klosin si drejtues politik per qarkun e Vlorës.
Blendi Klosi do të zëvendësoje Arben Ahmetaj në Vlorë, Elisa Spiropali do të shkojë në Shkodër, ndërsa Pandeli Majko në Kukës.
Në fjalën e tij kryemisntri Rama paralajmëroi ndërkohë se kryetarët e bashkive që kanë tre mandate nuk duhet të llogariten më si kandidatë. I pyetur nga gazetarët, ai tha se këto ndryshime ishin të natyrës administrative.“Këto janë ndryshime të natyrës administrative, që nuk kanë ndonjë peshë të posaçme për publikun. Nuk janë ndryshime qeverie, por administrative. Jemi në rrugën drejt një fushate tjetër zgjedhore. S’ka asgjë të re, do bëjmë dhe të tjera. Nuk kanë rëndësi emrat, këtu jemi shërbëtorë të një misioni.-u shpreh Rama///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit