SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bllokohet pa afat hyrja drejt Greqisë nga Kakavija

Hyrja drejt Greqisë nga pika kufitare e Kakavijës është bllokuar pa afat, duke nisur nga ora 12:30 e ditës së sotme (ora greke), ose 11.30 ora e Shqipërisë, për shkak të një proteste që po zhvillohet në territorin grek Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë emergjenca shëndetësore, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të mbeten të bllokuara deri në një njoftim të dytë nga pala greke.

Policia Kufitare u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe këshillon që udhëtimet drejt ose nga Greqia të shtyhen ose planifikohen në orare të tjera, deri në normalizimin e situatës. Autoritetet do të informojnë në vijim për çdo zhvillim të ri lidhur me rihapjen e aksit rrugor.///

error: