SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bllokohet skafi në Potam dhe gjobë 200 mijë lekë pronarit

Pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku shfaqen mjete lundruese në plazhin e Potamit, Himarë, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, verifikoi rastin dhe mjetet lundruese.

Pas verifikimit ka rezultuar se njëri prej mjeteve lundruese (skaf) ka lëvizur përtej zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Himarës është bërë shoqërimi i mjetit lundrues, në Portin e Himarës.

Policia informon se, në bazë të ligjit pronari i këtij mjeti, shtetasi P. P., 49 vjeç, banues në Himarë, u ndëshkua me masë administrative 200.000 lekë, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues për 5 ditë, pasi shtetasi P. P. nuk ka respektuar zonën e kufizuar për mjetet lundruese, në plazhin e Potamit, Himarë.

Policia thekson se, vendi ku janë bërë filmimet është i përcaktuar nga bashkia Himarë, korridori për hyrje-daljet e mjeteve lundruese.

Policia Kufitare thekson se, do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik, dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Digjital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.////

error: