SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Blushi: Shqipëria e para në rajon për numrin e të burgosurve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi  deklaroi sot se Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve, në krahasim me vendet e rajonit.

Në një deklaratë për mediet, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi  shprehet se Shqipëria radhitet me 179 pikë ndërsa Maqedoni e Veriut me 103 pikë, Kosova me 93 pikë dhe Bosnja dhe Hercegovina me 83 pikë sipas organizatës “World Prison Population”.

Blushi thekson se “qeveria i mbush burgjet me hallexhinjtë dhe jo me kokat e vërteta të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikantëve dhe pastruesve të parave”.

“Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun. Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë vendimtar”, shprehet ai.///

error: