SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bonusi i pensionistëve, shpërndarja nga java e dytë e dhjetorit

Vendimi i Këshillit të Ministrave për shpërndarjen e bonusit të fundvitit për pensionistët është botuar në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.

Ndërkohë qeveria ka bërë të ditur se shpërndarja do të nisë në javën e dytë të muajit dhjetor sipas kalendarit të shpërndarjes së pensioneve.

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën shpërblimin, në masën 15 000 lekë për personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20 000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë, personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social; personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje; ata që janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar; personat që trajtohen me shpërblimin financiar, si veteranë të LANÇ-it; personat që përfitojnë pension të parakohshëm deri në masën 20 000 lekë,

Po ashtu, qeveria vendosi shpërblimin në masën 10 000 lekë të personave që përfitojnë pension pleqërie mbi 20 000 lekë.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten gati 9,9 miliardë lekë.

Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2024 dhe paguhen gjatë këtij muaji.

Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2024, ato paguhen deri në datën 30.6.2025. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2025.

Nga ky vendim përfitojnë 724 933 pensionistë.(Arlinda Gjonaj)///

error: