SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

BOTIME.Sarandë. Autori Ibrahim Didani vjen me librin e ri “Yjet e lartësisë”

(Autori sarandiot Ibrahim Didani vjen me një libër të ri këto ditë: “Yjet e lartësisë”. Botimi i fundit, është i 13 në vazhdën e krijimeve , në poezi, prozë e poema të ilustruara për fëmijë. Libri është redaktuar nga mësuesi shkrimtar Bekim Alizoti dhe ësht botuar nga shtëpia botuese dhe shtypshkronjën 2 M. Durrës.)

Nga Bekim ALIZOTI

Stinët ndryshojnë në rrjedhën e kohës.Ato janë të përformuara në lëvizje dhe gjenerojnë jetën në natyrë, ashtu dhe atë të njerëzve.Krijuesit sidomos poetët ndjekin në heshtje ndryshimet e tyre dhe frymëzohen nga ato. Stinëve krijuesi-poet i vëllimit “Yjet e lartësisë” u shton dhe një, nga 4 i bën 5.

Diçka e pabesueshme!..

Poeti si rrezatues i shpirtit krijues i shton kohës dhe stinën e dashurisë. Kjo nxitje poetike buron nga binomi i raportit që ai ka me vëndlindjen ,veten, natyrën dhe mallin për njeriun e zëmrës,mikun ,dashamirësin, prindin si një ndjenjë universale.Këto ngacmime dhe spunto e kanë motivuar poetin për ti vënë titullin domethënës “Yjet e lartësisë”.

Vëllimi gatuar me fjalë dhe ndesinë poetike shpreh një përmasë njerëzore të shpirtit krijues,atë të dhimbjes dhe dashurisë që janë kthyer në vazhdë poetike frymëzuese të çdo cikli.Heroi lirik me poetin pothuajse është mitizuar për yjet që shkojnë në parajsë, ku shpirti i tyre bëhet dritë dhe ndrin nëpër hapësira të Gjithësisë.

Këta janë ata që e kanë lënduar dhe kanë lënë kujtime në ndjesitë poetike të Ibrahim Didanit.

Dashuria e poetit është sublime.Ajo del nga malli,vëndlindja ,e kaluara e ardhmja dhe shprehet me lot,gazllime ,përgjërime nëpër përkujtimoret e kohës.

Në ciklin e parë “Ylber ndjenjash”,që hap dhe vëllimin autori vargëzon poezi që përfshijnë tërë spektrin e botës njerëzore, dashurinë si ndjenjë të magjishme, nostalgjinë, takimet ,moshën rinore ,përqafimet por edhe trazimin e zëmrës apo mërzitjet kur në takim nuk vjen mikja.Pra nuk kufizohet vetëm me lumturimin e dashurisë ,por njeh dhe ngjyrat e tjera të moshës.

Në ciklin e dytë “Gurra e shpirtit në vargje”,keni shprehje të kujtimeve në kantieret të punës ,ku autori si një zog shtegtarë fluturojë në labirithe pune dhe poetike ,fisnikërojë kohën me ndjenjën e punës dhe të dashurisë.

Në këtë cikël vargjet janë mbresëlënëse që kanë lënë gjurmë në memorie, në çdo rrugë jete.Poeti si një zog fluturues e ndërton folen gjithmon në kërkim,në hapësirat e kohës. Ai e sublimon dashurinë në ciklin e tretë me titull domethënës.”Yjet e lartësisë”,duke shkruar për ata që bëhen yje dhe lënë kujtime si varg drite.Ato janë poezi përcjellëse,kanë strukturën e një epitafi,përkujtimor, të mbrujtur me mirësi, dashuri dhe dhimbshuri, për të afërmit,të njohurit që i mori Zoti dhe poeti me vargjet e tij i bëri të pavdekshëm.

Poeti nuk harron dhe energjitë apo baladat për ata që vunë themelin e botës së re të lirë dhe me gjurmët e amanetit ngelën të lartësuar në lapidarët e kujtimit.Ata për krijuesin mbeten zëmra ,frymëzimi ,kujtimi dhe drita që nuk shuhen kurrë dhe do të ngrijë në përjetësi si pishtar e yje të pashuar.

Poeti heq paralele midis jetës dhe misionit të çdo njeriu,që në çdo punë të bëjë sakrificë duke çfaqur dashurinë dhe respektin për të njohurit e kudo ndodhur.

Poezitë e këtij vëllimi, janë frymëzuese, gjithëpërfshirëse,duke dhënë edhe porosi për krijuesit e rinj në udhëtimet e tyre krijuese të çfaqin shpirtin njerëzor ,me ndjenjën e të bukurës, për të nxjerrë nga mëndja dhe duart e tyre fruta të pjekura ,tëmirëgatuara në furrën e krijimtarisë artistike, të jenë për njerzit e tu shërbejë njerëzve.//sarandaNews.al///

error: