SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Braçe kujton 26 majin 1996: Minimi i demokracisë nisi aty

– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kujtuar nje dite me pare zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, teksa postoi në rrjetet sociale foton e dhunimit barbar që pësoi atë ditë.

“Edhe të dua të harroj, kufoma kriminale nuk më lë! Merret akoma me politikë, bën të njëjtën gjë, kërcënon dhe minon çdo përpjekje të përbashkët për normalitet demokratik, siç bëri përsëri sot; E dini pse? E thërret gjaku! Në 26 maj, donte të vriste zgjedhjet dhe i vrau, përgjithnjë; Prova gjenerale në Libofshë, Greshice, Ngracan një vit më parë, i rezultoi sukses, por bezdia e reagimit e shtyu për më shumë; Më 26 maj donte të vriste Partinë Socialiste, për fare. Unë jam për fat gjallë; pistoleta që goditi disa herë fytyrën time, mund edhe të shkrepej me plumbin që kishte në gojë; Si unë të gjithë kolegët socialistë në selinë e PS në Berat dhe cilido socialist tjetër anekënd Shqipërisë, i masakruar e hedhur në rrugë, në oborrin e birucat e komisariateve, deri në shatërvan! Ishim socialistë, komunistë për të dhe nuk duhet të ekzistonim”, shkruan Braçe.

“Minimi i demokracisë nisi aty; fill pas tij nisi mashtrimi i madh piramidal dhe grabitja më e madhe në historinë e Shqipërisë! U grabit çdo shqiptar deri në qindarkën e fundit. Dëgjoni, ka një aksiomë sipas të cilës “krim pa ndëshkim nun ka”; Por ky vend, me padrejtësinë historike, ka krime si këto pandëshkuar! Deri ditën që do jetë kështu, kujtesa nuk do të humbë për të risjellë krimin e kriminelin”, shkruan deputeti socialist.

Në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, Partia Socialiste tërhoqi komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit në vend pa u mbyllur procesi zgjedhor.

Pavarësisht se PD-ja fitoi, PS nuk i njohu rezultatet dhe bojkotoi parlamentin. Zgjedhjet e 26 majit u konsideruan nga ndërkombëtarët me legjitimitet të cunguar. Ndërkohë që zgjedhjet lokale të 20 tetorit 1996 u fituan nga mazhoranca demokrate, por me një diferencë më të vogël votash se ato të 26 majit. Procesi zgjedhor u pranua nga ndërkombëtarët, por u konsiderua i manipuluar nga opozita.///

error: