/19/04/2020// -ANSA/- Europianët duhet të gjejnë “zgjidhje të zgjuara” për të lejuar popullsinë të marrë pushimet verore përkundër pandemisë së koronavirusit, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Në një intervistë për ”Expresso Sunday”, presidentja tregoi optimizëm për të ardhmen e afërt ndryshe nga ajo e një javë më parë kur ajo sugjeroi që ishte akoma herët për të prenotuar pushimet.
“Unë mendoj se do të gjejmë zgjidhje të zgjuara për të kaluar pushimet verore. Ndoshta pak më ndryshe, me masa të tjera higjiene, me një distancë pak më shumë sociale, por ne do t’i gjejmë ato”, tha von der Leyen.
Sipas saj “është pozitive që vendet e BE-së kanë filluar të heqin masat kufizuese”, por paralajmëroi qeveritë se ”ato duhet të ecin përpara me kujdes, hap pas hapi dhe gjithmonë me vigjilencë”//R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit