Fundjava solli një ngjarje kulturore në Butrint.


Dokumentari “Gjaku i shprishur i Arbërit”, vepër e producentit dhe regjisorit Vranin Gecaj u promovua në skenën e qytetit antik si një bashkëpunim i Bashkisë Sarandë, Parkut Kombëtar Butrint, regjisorit dhe Vladimir Musei, inicues i kësaj nisme kulturore njëherësh administrator i kompleksit “Centrali” në Sarandë.













I dedikur krejtësisht ruajtjes së traditave gjashtë shekullore të arbëreshëve të Kalabrisë në Itali , Vranin Gecaj kishte qëmtuar me skrupulozitetin e një mjeshtri për një kohë të gjatë: gjuhën arbërore në trevën e Italisë jugore (kryesisht Kalabri), ritet e zakonet e dasmave dhe ngjarjeve të tjera familjare e fisnore në Kalabri, mitet dhe historinë, mallin e kthyer në një kult për trojet arbërore të braktisuara gjashtë shekuj me parë me vdekjen e kryetrirmit dhe prijësit të Arbërisë, Kalorësit të krishtërimit, Skanderbegut, folkun dhe gluhën e përcjellë tok me qumështin e gjirit tek fëmijët dhe vazhdimësinë e gjuhës dhe tarditave.

Publikun e Butrintit e përshëndetën në emër të bashkisë Sarandë, Irena Marjani nënkrytare e këtij institucioni si dhe autori e producenti, Vranin Gecaj.



Pas heshtjes disa vjeçare dhe kohës kur publiku i Sarandës ndiqte eventet ndërkombëtare si Festivali Taatror Butrinti 2000″ me producent aktorin dhe regjisorin Aflred Bualoti, skena e Butrintit këtij mikrokozmosi antik, përcolli emocione dhe duartrokitje të merituara./(Shkëlqim HAJNO) sarandanews.al.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri