SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Butrinti.Forumi i Trashëgimisë: Punonjësve të Administratës së Parkut u është kërkuar dorëheqja

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në faqen e tij bëri të ditur së fundi se punonjësve të Administratës së Parkut u është kërkuar dorëheqja.

Njoftohemi se diten e premte eshte zhvilluar nje mbledhje me punonjesit e parkut te Butrintit dhe perfaqesues te fondacionit AADF.-thuhet në informcionin e Forumit.

Ne kete mbledhje, menaxheri i projekteve te AADF, Ilir Parangoni, u ka kerkuar te gjithe punonjesve te administrates qe kujdeset per mirembajtjen dhe ruajtjen e parkut te japin doreheqjen. Ky eshte i njejti person qe i dergonte emaile intimiduese Gora Solar qe te mos dilte ne intervista per ceshtjen e Butrintit.

I kerkojme ministrit te Kultures z.Blendi Gonxhja, te nderhyje urgjentisht per te sqaruar poziten e ketyre punonjesve shteterore qe vendosen perpara presionit nga nje fondacion privat qe nuk ka asnje te drejte, te pakten per momentin kur kjo ceshtje ende shqyrtohet ne Gjykaten Kushtetuese. Mbi cfare ligji apo kodi kerkohet kjo doreheqje ndaj ketyre punonjesve ? Ky nuk eshte nje ogur i mire per menyren se si do menaxhohet siti me i rendesishem ne vend.///

error: