SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Çfarë bëni kështu o shqiptarë ?!

Nga Elda Zavalani//

Nuk e kam shume te qarte si dhe sa refugjate nga Afganistani kane mberitur ne Shqiperi, sepse jam larg per momentin. Di vetem qe shume njerez po “ankohen” per prezencen e tyre ne vendin tone, sepse gjakun e tyre blu shqiptar po e turbullojne disa qytetare me ngjyre lekure te erret, po me gjak te kuq ne deje.  

Çfare beni keshtu o shqiptare ?! Si ka mundesi qe po shkelni traditen e shqiptarit ? Si ka mundesi qe po harroni veten tuaj te para 30 viteve, kur u versulet ne Itali, Zvicer, Greqi, Gjermani, Hollande dhe vende te tjera me demokraci te konsoliduara dhe krijuat nje jete aty, rritet femijet, prosperuat, ndihmuat prinderit dhe te afermit qe mbeten ne Shqiperi etj etj.
Si do jeni ndjere kur kini pare reagimet e francezeve, gjermaneve, grekeve, italianeve qe ua mbushet vendin me kampet e refugjateve ne ate kohe ? Si do jeni ndjere kur anglezet ju dhane statusin e refugjatit politik, duke besuar genjeshtrat tuaja te pafundme e te paskrupullta ?!
Cfare po ndodh me racen njerezore keshtu ?! Mos jeni pasardhes te Hitlerit qe kini hallin e races ariane, te cilen po ua “rrezikojne” refugjatet afgane ?! O Zot, mos, mos na ler te turperohemi, se boll turpe kemi ne kurriz !

A e kini marre ndonjehere mundimin ju qe talleni, ankoheni, protestoni, shani, therrisni, a e kini marre pra mundimin te pyesni nje afgan si i ka hallet, cfare i kane pare syte ne vendin e tij, cfare po perjeton, si ndjehet, si do i veje halli, a ka per te ngrene, po femijet i shpetuan dot, po prinderit ?!
Sa te kthehem ne Shqiperi do sensibilizoj te gjithe ata qe kane zemer dhe mendje te hapur e do kembengul qe te ndihmohet cdo njëri prej tyre, me aq sa mundemi, me aq sa na lejon statusi i nje qytetari te thjeshte te kesaj bote te vogel, te trazuar.
Shpresoj qe ky te jete pozicionimi i te gjithe bashkeatdhetareve e bashkeqytetareve te mij ne lidhje me kete problem kaq delikat. Jo vetem per afganet, po per cdo njeri qe gjendet ne situata te tilla tejet te veshtira, i detyruar te lere vatanin e tij per te shpetuar koken
.///

error: