Nga Agim PIPA *)
Z.Kryeminister!
Dje ju hakerrove vrasesit te vajzes se vogel, engjellit qe sot ka mare rrugen drejt Parajses, duke “uruar” ( o zot, cfare ironie ne fjalorin tuaj ) qe drejtesia ta ndeshkoje maksimalisht policin vrases. Deri ketu shkoi meria me policet. Pastaj ju versule politikes qe, per kapital politik, filloi sulmet ndaj shtetit tuaj te dehur dhe neperkembur, ne amulli dhe anarki te plote. Pastaj ju versule edhe mediave.
Po pse o njeri, cfare te bene mediat? Mos nuk duhet ta publikonin lajmin? Apo se, permes publikimit te lajmit per nje vrasje makaber, ne nje hapsire publike te pambrojtur, pa sinjalistika, pa kordone ndalim kalimi per mjetet e motorizuara etj, te renduan dhe te nxine faqen e zyrtareve barbare? E mban mend para disa javesh kur, pas nje pyetjeje normale te nje gazetari, e denove, e ndeshkove me riedukim deri ne shtator? Dergoji tani per riedukim edhe Ministrin tend te Brendshem qe ende nuk ka thene nje fjale per gjemen e djeshme, edhe drejtorin kokorosh te policise se shtetit. Per riedukim dhe eshte me e pakta. Populli eshte traumatizuar i gjithi nga Bregu ku ndodhi gjema, deri ne hapsirat e tjera ku jetojne miliona shqiptare.
Te kesh frike te jetosh ne vendin tend prej njerezve bastarde te veshur me pushtet; prej njerezve qe te vrasin ne mes te dites pa i bere asgje. Ky eshte skandal z.kryeminister. Mblidh fuqite mendore dhe mer masa, para se 800 mije votat e mara prillin e kaluar te te kthehen ne 800 mije zemerime qe mund te te dergojne ne Ferr…
Mjaft na vrate me njerez te veshur me pushtet z.kryeminister…
V.O: Ora 12.15. Televizioni kombetar top Channel pasqyron gjendjen ne kete ore ne plazhin e madh te Durresit. E tmerrshme. Vetem 10 metra larg bregut te detit, serish nje gomone dymotoreshe ankoruar per shtate pale qejfe, duke sfiduar njerezit me prezencen e tyre vrasese. Cfare beni, o plehra…///*)Agim Pipa, Poet. Gazetar.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri