SHBA njoftoi se ka zgjatur në 10 vjet vlefshmërinë e vizave për shqiptarët.
Gjatë një emisioni televiziv, zv.konsullja e SHBA-ve në Shqipëri, Crystal Overmyer tha se procesi i aplikimit për një vizë amerikane mbetet i njëjtë siç ka qenë edhe më parë. Por ajo tha se me vlefshmërinë e vizës në 10 vjet, një person nuk mund të qendrojë 10 vite në Amerikë, por brenda 10 viteve mund të lëvizë pa asnjë problem për biznes apo qëllime turistike.
Kohë pas kohe SHBA vlerësojnë vlefshmërinë e vizave dhe kjo ka të bëjë me reciprocitetin e marrëdhënieve që vendet e tjera vendosin mbi qytetarët amerikan. Kjo tregon se pjesa e vlefshmërisë së vizave B1 dhe B2 është ndryshuar në 10 vite për shqiptarët pas 1 prillit. Ne e shpërndamë këtë lajm këtë vit në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë dhe SHBA-së. Dy vendet kanë histori shumë të gjatë me njera-tjetrën. Shqiptarët kanë miq në Amerikë dhe do vazhdojmë të krijojmë lehtësira për udhëtimet e shqiptarëve në Amerikë. Këto kanë qenë disa vite të vështira për shkak të pandemisë. Gjatë 2021 ne nuk kemi dhënë shumë viza. Por këtë vit ne po i rikthehemi shërbimeve. Ato filluan që vjet për vizat turistike do punojmë sa më shpejt që të procesojmë sa më shumë viza që të jetë e mundur. Ne po punojmë shumë shpejt.
Procesi do të mbetet kryesisht i njëjti. Procesi është i thjeshtë, aplikantët do të plotësojnë një formular DS 160 që e gjejnë online, të paguajnë tarifën dhe të vijnë në takim me dokumentet e duhura. Nëse viza jepet ata marrin pasaportën dhe vendndodhjen. Dua të përmend edhe programin që nëse një qytetar ka pasur një vizë që ka skaduar në 48 muaj ata mund të riaplikojnë dhe nëse kualifikohen janë të gjithë të ftuar të shohin lajmet në ëebin tonë.///
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese