Qytetarët kanë mundësi të aplikojnë online për lëshim të certifikatës së pronësisë. Procedura e aplikimit për t’u pajisur me certifikatë pronësie realizohet online përmes “e-Albania”-s.
Shërbimi i posaçëm mund të aksesohet nga llogaritë si qytetar ose biznes.
Përmes portalit qeveritar “e-Albania” qytetarët duhet të zgjedhin aplikim për lëshim certifikate pronësie – https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
Më pas duhet të ngarkojnë vetëm një dokument, prokurë përfaqësimi. Pagesa mund të kryhet online përmes “e-Albania””-s me kartë krediti ose debiti.
Dokumenti është i pajisur me vulë dhe firmë elektronike, pa afat vlefshmërie.///
ME SHUME LAJME
MEMORIE. Sot kujtojmë Prof. Moikom Zeqon, intektualin e rrallë.
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës