SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Një operacion antidrogë është finalizuar në zonën e Pireut në Greqi dmë 11 mars, gjatë të cilit është çmontuar një organizatë trafiku greko-shqiptare. Tre persona u arrestuan, ky krerë dyshohet të jenë një grek dhe një shqiptar, respektivisht 42 dhe 46 vjeç.

Një sasi e konsiderueshme me 219 kg kanabis e llojit “Skunk”, nga më e mira në cilësi, u sekuestrua në Portin e Pireut dhe hetimet po vijojnë.

Zyra e Sigurisë e Autoritetit Qendror Portual të Pireut njoftoi se i dha një goditje të rëndësishme një rrjeti të trafikimit të drogës, duke gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe kanabisi të papërpunuar të llojit skunk, me një vlerë që tejkalon 750,000 euro.///

error: