residenti i Këshillit Europian, Antonio Costa deklaroi sot se, “rezultati i zgjedhjeve këtë javë konfirmoi edhe një herë dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE”.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama të mbajtur në Kryeministri, Costa falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen.
“Është kënaqësi për mua që përmbyll turin tim të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor këtu në Tiranë”, tha ai.
“Për Bashkimin Evropian zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor është investimi më i madh gjeopolitik që ne po bëjmë për momentin dhe ky është momenti i duhur dhe e kemi ne në dorë tashmë për ta arritur këtë proces sa më shpejt që të jetë e mundur”, theksoi Costa.
“Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE-së, duke qenë në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE”, shtoi ai.
Costa nënvizoi se, “rezultati i zgjedhjeve këtë javë konfirmoi edhe një herë dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE”.
Costa përgëzoi kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve, fitore të cilën e cilësoi si “mbresëlënëse”.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është objektivi ynë i përbashkët dhe këtu nuk bëhet fjalë për nëqoftëse apo sesi, por këtu bëhet fjalë për kur”, theksoi Costa.
“Ju e dini pikërisht se çfarë dhe ekzaktësisht se çfarë duhet bërë. Dhe ajo që dëshiroj të bëj është që t’ju inkurajoj që sytë t’i mbani drejt këtij objektivi dhe të arrini rezultate të tjera edhe tashmë në fund”, u shpreh Costa.
Ai theksoi se, “pikërisht tashmë dy çështje janë kyçe: ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës në veçanti sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit”.
“Ne gjithashtu qëndrojmë së bashku krah për krah në arenën ndërkombëtare, natyrisht të vendosur për të thelluar bashkëpunimin tonë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen”, theksoi Costa.
Gjithashtu, shtoi ai, “dialogu i parë i nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë për mbrojtjen dhe sigurinë që u organizua para pak kohe në Tiranë është një shembull shumë i mirë i përafrimit që ne kemi me njëri-tjetrin”.
“Kjo javë shënon edhe një gur tjetër kilometrik, organizimin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, që do të sjellë në kryeqytetin tuaj mbi 40 udhëheqës evropianë”, tha ai.
“Është hera e parë që ky samit organizohet në këtë pjesë të Evropës, ndaj më lejoni t’ju përgëzoj për organizimin e shkëlqyer të këtij samiti dhe me padurim pres takimet e ditës së nesërme jam i bindur që ato do të jenë produktive”, tha Costa.
Presidenti i Këshillit Evropian, përgëzoi edhe Federica Mogherini-n për iniciativën për nismën në bashkëpunim me kryeministrin Rama për çeljen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, teksa i uroi mirëseardhjen studentëve të vitit të parë.
“Më vjen shumë keq që nuk do të kem kohë që të vij tek Kolegji i Evropës, por ju kërkoj ndjesë dhe është kënaqësi që ju shoh këtu të pranishëm. Evropa nuk do të thotë vetëm begati, nuk do të thotë vetëm vlera, Evropa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët që ta kemi atë në të ardhmen e përbashkët, ndaj që shoh vitin e parë “Jacques Delors” në Shqipëri, është kënaqësi e madhe për mua, sepse pas themeluesve e etërve të BE-së, kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme, dhe tashmë ky është momenti si në 1992-in për një hap tjetër të rëndësishëm. Dhe fatmirësisht ju keni këmbë të forta dhe të gjata për të marrë hapa të mëdhenj dhe të forta përpara”, tha Costa.(Gjergji MIMA)///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.