Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot në përditësimin e situatës së pandemisë për 876 raste të reja. Rritet numri i te prekurve me covid: ne Sarande 26 raste, 17 raste në Delvinë, 2 raste në, Konispol, 6 ne Himare, 13 ne Gjirokaster, 50 ne Vlore, etj,.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,424 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 36-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
COVID-19 – Statistika (31 Janar 2021)
Raste të reja ditore 876
Të shëruar në 24 orë 497
Të shtruar në spitale 343
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3144
Testime totale 358,493
Raste pozitive 78,127
Raste të shëruara 47,424
Raste Aktive 29,323
Humbje jete 1380//
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.