SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

COVID-19/ 952 raste të reja dhe 21 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 3805 testime për COVID-19, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë.

Gjatë ditës së diel janë kryer 1028 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, , 22 raste në Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 2 raste ne Delvinë etj,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Statistika (28 Shkurt 2021)

Testime totale          466,785
Raste pozitive          107,167
Raste të shëruara     69,773
Raste Aktive              35,598
Humbje jete               1,796 ////

error: