SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

COVID-19/ Epidemiologia Daja: Kemi përhapje komunitare, e gjithë Shqipëria është vatër

Në valën e dytë të pandemisë së COVID-19 e gjithë Shqipëria është kthyer në një vatër infektimi, pra ka një përhapje në komunitet.

Kështu deklaroi gjatë një interviste televizive Rovena Daja, epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik e cila thekson se, ” aktualisht kemi përhapje në komunitet, nuk mund të them se kemi vatër në 1 vend të caktuar. Raste kemi në Tiranë, në Durrës, në Korçë, në të gjithë Shqipërinë dhe pothuajse në të gjitha institucionet ka raste pozitive me Covid. Pra mund të themi se e gjithë Shqipëria është vatër ”.

Mbi rastet e ri-infektimit me COVID-19 Daja thekson se deri më tani janë 3-4 raste.

“Kemi dyshuar për 3, maksimumi 4 raste ri-infektimi. Por ndoshta këto nuk janë ri-infektime, por riaktivizim. Domethënë personi sëmuret, ndoshta ndonjë vatër ka mbetur në mushkëri dhe në një moment të caktuar ajo riaktivizohet. Ajo paraqitet me simptoma të lehta pak temperaturë, kollë, del tamponi pozitiv, dhe shumë shpejt, pra për 2 -3 ditë del negative”, tha Daja.///

error: