Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi deklaroi mbrëmjen e sotme se janë tre skenarë, për sa i përket zhvillimit të procesit mësimor, duke theksuar se ato do të aplikohen në varësi të situatës epidemike.
Gjatë një interviste televizive, Kushi tha se “kemi tre skenarë për mënyrën se si do zhvillojmë mësimin. I pari është ky që jemi tani, ndërsa i dyti është kryerja e mësimit të alternuar duke u zhvilluar online dhe në shkolla, ndërsa skenari i tretë është zhvillimi i mësimit online”.
E pyetur lidhur me vendimin për zhvillimin e mësimit online në universitete, ministrja theksoi se “Komiteti i Ekspertëve ka të gjithë mundësitë për të vlerësuar situatën, dhe pas konsultimeve, analizave, informacionit dhe eksperiencave, arritën në këtë konkluzion”.
Ajo shtoi se konviktet mund të jenë shkaktarë për përhapjen e infeksionit nga COVID-19.
Përsa i përket edhe akuzave të ardhura nga opozitë për numrin e ulët të testimeve në vend, Kushi solli në vëmëndje deklaratën e sotme të Drejtori të OBSH për Europën i cili tha se “situata epidemike në vend është nën kontroll”.
“ Testimet masive nuk janë zgjidhje, e rëndësishme është që gjurmueshmëria të funksionojë. Edhe Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar që testet janë katërfishuar”, tha ajo/atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit