SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

COVID-19/ Ministria: 139 të shëruar, 149 raste te reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

 Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot situatën epidemiologjike ku sipas të dhënave, janë 139 të shëruar, 149 raste te reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se janë kryer 963 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Janë shëruar 139 qytetarë duke e çuar në 8675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 104 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, nga 4 raste në Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Lezhë, nga 2 raste në Gjirokastër, Përmet, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Kukës, Skrapar, Ura Vajgurore.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 206 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar”, tha Tomini.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 73 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar nga Shkodra, dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 65 vjeçar dhe një 74 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e COVID19.

“Ju kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19”, u shpreh Tomini.

COVID-19 – Statistika (4 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                  149

Të shëruar ne 24 orë                 139

Humbje jete në 24 orë               4

Testime ditore                          963

Testime totale                 92109

Raste pozitive                 14266

Raste të shëruara    8675

Raste Aktive                    5195

Humbje jete 396 (Qarku Tiranë 188, Durrës 47, Shkodër 42, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2665

Durrës          563

Shkodër       395

Elbasan        246

Lezhë        267

Korçë          242

Fier             215

Vlorë 189

Kukës        140

Berat  117

Dibër 94

Gjirokastër   62///

error: