SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shërbimet konsullore në Greqi / Cakaj: Aplikimi për pasaporta dhe kartat e identitet për 3-5 ditë nga 6-7 muaj që ishte

 “Kemi rritur performancën e eficiencës së llogaridhënies më shumë se 150%”, deklaroi sot ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë një interpelance me grupet e interesit, të përbërë nga përfaqësues të shoqatave, të shtypit, medieve shqiptare në Greqi dhe ekspertë të fushës, të interesuar për shërbimin konsullor për komunitetin shqiptar në Greqi.

Në fjalën e tij, Cakaj tha se “prej nga viti 2017 e tutje ne kemi dixhitalizuar pjesë më të madhe të shërbimeve konsullore me platformën. Kjo platformë sjellë 43 shërbime konsullore dhe nga viti 2019 e tutje janë plotësuar edhe 4 shërbime të tjera online në platformën e-Albania. Po kështu  kemi pas edhe masa për të shtuar informimin për të gjitha shërbimet për të gjithë atë që është në interes të publikut përmes platformës  ambasada ime dhe i-konsullata, por gjithsesi jemi të vetëdijshëm se përpjekja jonë për të digjitalizuar të gjithë shërbimet  konsullore është një përpjekje e vazhdueshme dhe në ndërtim e sipër”, tha Cakaj.

Ai shtoi se meqenëse situata ka qenë e rënduar periudhën e fundit, ne kemi marrë disa  masa institucionale me përparësi të plotë për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e të gjithë shqiptarëve në Greqi dhe një praktikë e tillë do të vazhdojë edhe në vende të tjera.

“Theksojë se të gjitha pakënaqësitë e mundshme që kini mundur ti keni dhe ne i kemi bashkëndjerë thellësisht me ju në këto rrethana të vështira kanë qenë  rrjedhojë e dy faktorëve. Nga njëra anë kjo periudhë ka rastisur me periudhën kur realisht mbaron vlefshmëria e pasaportës dhe kartave të  identiteti dhe faktori i dytë ka qenë pandemia e cila ka imponuar një ponë me kapacitete të kufizuara. Si rrjedhojë ka patur një mbingarkesë në Ambasadë dhe ne kemi marrë një varg masash për ta shkarkuar punë dhe për ta kthyer eficiencë e ofrimit të shërbimeve konsullore, jo vetëm në ambasadën në Athinë dhe Selanik”, tha Cakaj.

Cakaj shton se, “prej masave që kemi marrë është bërë realisht riorganizimi i plotë i Ambasadës, dyfishimi i  stafit të angazhuar për çështje konsullore, është rritur numri i operatorëve, janë marrë masa atë tjera të sigurisë dhe po ashtu ka pasur  edhe disa masa të tjera të cilat kanë ndikuar në eficencën e sistemit. Si rrjedhojë jemi në një situatë ku për aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti nuk prite 6-7 muaj siç ka qenë më herët por kemi arritur një rezultat të paprecedent ku data për aplikim për pasaportë ose kartë të identitet merret 3-5 ditë maksimumi. Dhe kjo është një e dhënë mjaft domethënëse”.

“Nga ana tjetër duke patur parasysh nevojë që jo vetëm të fuqizojmë shërbimet por realisht të shpërndajmë rrjetin e shërbimeve tashmë kemi arritur një marrëveshje me aleatin për të filluar me skuadrat mobile që do të fillojnë shërbimeve konsullore veçanërisht në Kretë dhe po punojmë që këto skuadra mobile të ofrojnë shërbimet e tyre edhe në Rodos”, tha ai .

Mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të shpërndara gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti Cakaj theksoi se, “në Athinë kemi patur rreth 13 mijë, ndërkaq vetëm nga korriku në nëntor kemi 30 mijë, bëhet fjalë për rritje të performancës së eficencës së llogaridhënies më shumë se 150%. E njëjta mund të thuhet dhe për Selanikun ku pritja në radhë dhe lehtësimi i proceduarve tashmë ka arritur në një shkallë të pashembullt dhe të gjitha aplikimet për pasaporta dhe karta të identitetit nuk marrin më shumë se sa një javë në versionin më problematik”.

Përfaqësuesit e komiteti shqiptarë në Greqi vlerësuan punë që ka bërë Ministria e Jashtme së fundmi për përmirësimin e shërbimit konsullor.

Sa i përket shqetësimeve që erdhën gjatë interpelancës për shërbim konsullor në Kretë dhe Rodos, Cakaj theksoi se së shpejti në Kretë do ketë shërbim konsullor.

“Dua të theksoj se ne po shqyrtojmë mundësin e hapjes së një përfaqësie konsullore në Kretë me të gjithë kapacitete e kufizuar që ka Ministria e Jashtme në këto rrethanë. Kreta do shikohet me prioritet, por kjo nuk do të thotë të mos kemi shërbimet sepse ato do të kryhen në ambasadën e Athinës se tashmë kemi një marrëveshje me aleatin dhe ekipet mobile do të vijnë në varësi të interesit të për të dhënë shërbime konsullore në Kretë dhe Rodos”, theksoi Cakaj.

“Arsyeja pse është shtyrë ardhja e skuadrës teknike nuk lidhet me mosinteresimin e qeverisë së Shqipërisë por ka qenë e ndikuar nga rrethanat e pandemisë”, tha ai.///

error: