Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se, gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antikovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.
MSHMS përditësoi situatën e pandemisë në 24 orët e fundit duke njoftuar se janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë, 16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarç nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.Statistika (6 Mars 2021)Raste të reja ditore 777Të shëruar në 24 orë 742Të shtruar në spitale 639Humbje jete në 24 orë 21Testime ditore 3308Testime totale 485,764Raste pozitive 112,078Raste të shëruara 74,352Raste Aktive 35,808Humbje jete 1,918Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 23411Fier 2565Vlorë 1757Durrës 1653Shkodër 1372Gjirokastër 1198Korçë 922Elbasan 800Lezhë 771Berat 663Dibër 362Kukës 334/j.p/

ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit