SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Çuçi: Të vendosur për të pastruar Policinë

Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me aksionin e përbashkët policor të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës në pikën Kufitare të Morinës për korrupsion. Ministri Bledi Çuçi në reagimin e tij thekson se ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

POSTIMI: –Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe.///

error: