SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dalin kandidatët e 6 marsit të Komisionit të Rithemelimit të PD-së

 Komisioni i përkohshëm i Rithemelimin e PD-së, dalë si nismë e ish-kryeministrit Sali Berisha, njoftoi sot nëpërmjet votës së anëtarësisë janë zgjedhur 6 kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton sot se procesi i votimit për primaret në degën e PD Dibër, Lushnjë, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Shkodër ka përfunduar.

Sipas të dhënave nga komisioni, kandidati për bashkinë e Vorës u zgjodh Lulzim Vrana, me 277 vota.

Në bashkinë Dibër u zgjodh  Premtim Riza Kryemadhi, me 424 vota  nga 713 votues që morën pjesë.

Në degën e PD-së Rrogozhinë nga gjithsej 316 votues u zgjodh Hekuran Seman Xhani me 211 vota.

Në degën e PD-së Lushnjë nga 1056 demokratë votues, u shpall fitues Elton Bano me 671 vota.
Në degën e PD-së Durrës anëtarësia që mori pjesë në primare, zgjodhi fitues kandidatin Ardian Muka.

Në Shkodër, anëtarësia që votoi zgjodhi Bardh Spahinë me 229 vota.///

error: