Nga Vangjel SHUMELI

Një dite qe mbart respekt, dashuri te pafund, per ato qe na dhane jete nga jeta e tyre.
Per ato qe naten e bene dite dhe na mëkuan me qumësht nga gjiri i tyre. Per ato që gjenden prane sado larg qe të jemi ,sa here zemrat tona deshpërohen, sa here shpirtrat tane renkojnë. Per ate krijesë te Zotit, mbushur me kaq dashuri,me kaq miresi.
Ndaj sot ne kete Ditë te shënuar po mbeshtes koken dhe mendimet e mia ne prehrin e nënës sime, në prehrin e nenave tuaja, ne ate preher ku loti thahet si me magji dhe brengat, dhe trishtimet largohen.
Aty ku paste diell, drite, paqe, lumturi, qofshin ngahera NËNAT tona!
Dora që përkund djepin është ajo që rrotullon fatin e njerëzve, sepse ajo dhe vetëm ajo, e drejton jetën kah horizontet e ndritura ose të errëta. Zemra e nënës është një humnerë e thellë, në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje.
Gezuar festen e 8 Marsit per te gjitha NENAT e botes,per ato me te dhemshurat, me te mirat, me te shtrenjtat. Por mbi të gjitha janë Perëndia mbi tokë. Dera e urimeve eshte e hapur , se ne shpirtin e nje NENE nuk ka nevoje te trokasesh.
Nderime,përulje dhe mirënjohje pa kufi për arkitektet reale të shoqërisë./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.