SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Data e zgjedhjeve/ Basha: E rëndësishme që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot pas takimit me presidentin Ilir Meta, se “shqiptarët duan zgjedhje sot, por për ne e rëndësishme çshtë që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm”.

“Shumica e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjedhje, sepse janë të lodhur nga propaganda, dështimet dhe mashtrimet. Qytetarët kanë nevojë urgjente për punë, bizneset, mjekët kanë nevojë urgjente për ndihmë, fermerët kanë nevojë për treg shitje, të rinjtë për arsimim e punësim, pensionistët kanë nevojë për rritje reale të pensioneve. Pra, shumica absolute e shqiptarëve kërkojnë zgjedhje sot”, tha ai.

Po ashtu, Basha theksoi se “për ne është e rëndësishme që procesi të jetë i lirë dhe i ndershëm. Prandaj dua ta mbyll me fjalët e Nënë Terezës: ‘E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur akoma, prandaj të fillojmë të punojmë për sot’”.Ndërkaq, pas takimit me Presidentin Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari, tha në një prononcim për gazetarët, se duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme.Kryemadhi theksoi se si LSI ata do të zbatojnë çdo dekret të Presidentit në lidhje me datën për zgjedhjet e përgjithshme të 2021./atsh///

error: