Historiania Elena Kocaqi komentoi në ‘Frontline Interview’ me Marsela Karapançon, takimin e kryeministrit Rama në Selanik me diasporën ku nuk la pa përmendur dhe pretendimet ‘Vorio epirote’. Për Kocaqin, fjalimet nacionaliste të Ramës janë në kuadër të fushatës për mbledhje votash.
‘Fjalime në kuadër të fushatës. Dihet sa delikate është situata me daljen e partive të reja. I kanë vendosur në pozitë si opozitën dhe mazhorancën. Kryeministri po harxhon shumë para me këto. Këto fonde nga diku dalin. Vorio Epiri nuk ekziston në kuptimin që thotë Greqia. Duhet ta kishte klasa politike, jo tani për fushatë elektorale. Kjo duhet thënë gjithmonë, jo vetëm për fushatë elektorale. Nuk thuhet kjo për të marrë pushtetin dhe për vota.’
Sipas Kocaqit ka ende qarqe në Greqi që i fryjnë politikave ekspansioniste./Shqiptarja///
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll