SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

DELVINE-Më në fund asfaltohet edhe rruga e “mundimeve”,Shijan-Finiq.

Bashkia e Delvinës ka nisur asfaltimin  e aksit rrugor Shijan-Finiq më financim nga buxheti i shtetit. Rruga ka një gjatësi rreth 2 km.

E amortizuar prej vitesh dhe e lënë në mëshirë të fatit , ajo ishte kthyer në një aks gati të pakalueshëm për përdoruesit e saj: fermerët e Shijanit po edhe për çdo shtetas vendas apo të huaj që qarkullonte në hapësirën Delvinë-Finiq-Muzinë-Gjirokastër, ose Delvinë-Finiq Qafe Botë.

Biznesmenit nga Shijani Ermir Hasani u shpreh për SARANDANEWS.AL se “më në fund u mbyll një plagë ndaj e përshëndësim bashkinë e Delvinës”.

Pak vite më parë, aksi rrugor Finiq-kufiri adminisrtativ i bashkisë Delvinë (Shijan) u sistemua dhe u asfaltua nga bashkia e Finiqit. Por në  mëshirë të fatit kishte mbetur aksi rrugor I Shijanit i cili po asfaltohet aktualiaht.

Disa banorë të Shijanit duke folur për asfaltimn e rrugës së tyre kujtuan një shprehje shumëpërsëritur me ironi të Kryeministrit Rama “tani kjo nuk do të jëtë më: “rrugë e mbetur rrugëve”.///SARANDANEWS.AL///

error: