Pas nje zvarritje mbi dhjet vjecare, ka nisur me ne fund rikonstruksioni i godines se muzeut ne Delvine.
Lajmi behet i ditur nga vete kryebashkiakja e Delvines, Majlinda Qilimi.

Ka qene nje ndihmese financiare nga ana e keshillit te Qarkut Vlore, qe ka mundesuar kete rikonstruksion.
“Shumë shpejt ndërtesa do të jetë gati, për të vijuar më tej me sistemimin e brendshëm të saj”.-pohon Qilimi.
Ajo ka ftuaar të gjithë qytetarët delvinjotë, kudo që ata ndodhen, të japin kontributin e tyre për pasurimin e muzeut me materialet e domsdoshme.
Kryebashkiakja vë ne dukje se “Me qëllim që të gjejë një pasqyrim sa më të gjerë gjithë historia e qytetit, ftojme të gjithë ata që posedojnë sende, objekte, informacion historik, etnografik, kulturor etj., t’i dorëzojnë pranë bashkisë së qytetit.
Bashkia ka ngritur tashme nje komision per të marrë në dorëzim çdo material të ofruar.
“Ne krenohemi me Delvinën tonë, ndaj le t’i japim jetë historisë së vendlindjes sonë të dashur! Muzetë janë takime me të shkuarën e historisë dhe kulturës sonë!-thekson kryetarja e Bashkise Majlinda Qilimi.
Vwnia njw ditw nw efiçencw e muzeut tw Delvinws me shumw tradita do tw plotwsoje njw vakuum nw gudiwn turistike tw munguar deri mw sot pwr cdo vizitor vendas ose tw huaj.
Ekipet e bashkive të kaluara në këtë qytet, në mënyrë të pafalshme dhe ngaa padija; lejuan të degradoheshin disa ndërtesa me vlera arkitektonike e historike në qytet, duke i mpakur gradualisht gjurmët e identitetit dhe shkëlqimin e dikurshëm të Delvinës ///R-SR///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.