SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

DELVINE/ Përfshihet nga flakët pylli në periferi të qytetit, në rrezik disa banesa

Një zjarr masiv ka përfshirë në orët e pasdites periferinë e qytetit të Delvinës.

Raportohet se zjarri që ka rënë në disa shkurre dhe është përhapur me shpejtësi në masivin pyjor pranë këtij qyteti, por ka vënë në rrezik edhe disa banesa, që ndodhen aty pranë.

Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje zjarrëfikëset dhe policia. Për të përballuar situatën raportohet se janë nisur drejt Delvinës edhe strukturat vendore të qarkut të Gjirokastrës.

Gjithashtu në ndihmë të autoriteteve kanë shkuar edhe banorë të zonës.

Po bëhen të gjitha përpjekjet që flakët të mos përhapen drejt banesave të qytetit dhe më pas vatra e zjarrit të vihet nën kontroll.///

error: