ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar së fundmi në cilësinë e kreut të OSBE-së, një bisedë telefonike rreth 30 minuta me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.
Gjatë kësaj bisede telefonike me Lavrov, sipas Top News, mësohet se kryeministrit Edi Rama i është komunikuar se “Vladimir Putin, i ka kërkuar presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, të pranojë kërkesën e OSBE-së për negocimin mes palëve politike”.
Opozita në Bjellorusi, akuzon qeverinë se ka manipuluar zgjedhjet, ndaj Rusia ka mbështetur nevojën e ndërhyrjes së OSBE për të ndërhyrë për zgjidhjen e krizës.
Rama në rolin e kryetarit të OSBE ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Minskun dhe për të zhvilluar bisedime më të gjitha palët politike në konflikt.
Një ditë më parë edhe Bashkimi Europian mbështeti propozimin e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe thotë se është i gatshëm të ofrojë asistencë të mëtejshme në këtë drejtim.///ata///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë