SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Delvinë. Procedohet penalisht 47-vjeçari. Shkaktoi krim mjedisor me inertet që shkarkoi pranë Bajkjat

Një 47-vjeçar u procedua penalisht pasi shkaktoi krim mjedisor me inertet që shkarkoi pranë fshatit Bajkja, bashkia Delvinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin T. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 01.07.2025, në Delvinë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i fshatit Bajkaj, nga kamioni i kompanisë së tij janë shkarkuar inerte në një vend ku kompania nuk ka autorizim.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./sarandaNews.al///

error: