SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

DELVINE-VËZHGIMI I DITËS- Turizëm i aventurës. Asnjë tabelë sinjalistike, në aksin Fushëvërri-Tatzat. Asnjë për Monumentet e Kulturës të kësaj zone me tradita.

VËZHGIMI YNË I DITËS-14/05/2021//-

Asnjë tabelë sinjalistike rrugore nuk ekziston sot në aksin rrugor  Fushëvërri-Kalasë-Tatzat, pjesë e territorit të Bashkisë Delvinë.

Po kështu , nuk ekziston asnjë tabelë pë objektet e arkitekturës që janë shpallur shumë vite me parë me statusin “Monument Kulture”.

Turisti vendas ose i huaj që kërkon të vizitojë këtë rajon me vlera ekoturistike, i duket se udhëton drejt askundit. Si në mesjetë.

Ndalon makinën dhe pyet: – Sa larg është Kalasa nga Fushë Vërria? Pastaj, në Kalasë kërkon të takosh ndonjë kalimtar:

– Sa larg bie Tatzati? Po rruga nga kalon??

(FOTO: Pamje e pjesshme nga TATZATI piktoresk. FOTO-SHH-SARANDANEWS.AL)

Po ato tre urat mesjetare me gur të gdhendur, me status “Monumente Kulture” , ku ndodhen? Një grua e re diku pranë një baxhoje qumështi na tregon: Ecni ndo 100 m dhe do shihni Urën e parë , atë të Jesir….

M’u kujtua biseda dy ditë më parë ne telefon me mikun tim Hanefiun me origjine nga Kalsa . Ai fliste me krenari te ligjshme per Uren Jesir, Uren e Mullirit dhe Çines mbi lumin Kalase se bashku me kalldremet shekullore….

Po askund nje tabele sinjalistike. Askund nje tabele per Urat Monument Kulture. A thua se udhëton për në Jemenin e dikurshëm….!

Tatzati është një nga fsharat më të bukura më një pejzazh mahnitës dhe me ndërtesa me vlera aritektonike të trashëguara. Po syri nuk të sheh gjëkundi një tabelë në gjuhën shqipe! Pa le më/  që do të duhej edhe në anglisht për turistët?

 Shtrimi me asfalt i aksit rrugor deri në Kalasë u mirëprit nga banorët e  kësaj zone.

Por askush në Bashkinë e Delvinës që drejtohet nga e respektuara Majlinda Qilimi nuk u kujtua deri më sot për një sinjalistikë të qendrave urbane të kësaj ane të Shqipërisë.

Sa për vartësit e Bashkisë dhe specialistët që I ngarkon detyra funksionale më këto punëra; të gjithë i kanë sytë nga titullari…Edhe për të nxjerrë “lugën nga pilafi”…siç thotë populli. Po rrogën mujore ama, pavarësisht këtyre “çikërrimave te tabelave” … të gjithë e kanë “xhan”…

 A thua se në Delvinë nuk gjendet gjëkundi një fletë llamarinë ose inoksi për sinjalistikën….Pse jo, sipas standartit që që i kërkon koha sot.

Sa  për Zyrën në Sarandë te Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore-Vlorë, ajo, e ka harruar ku bie Tatzati dhe Urat e Kalasës me statusin “Monument e Kulture” .

(FOTO: Qendra fshati TATZAT./Foto: SHH-SARANDANEWS.AL)

Ura e Mullirit siç e quajne banoret njeren prej tri ura te mrekullueshme mesjetare, eshte e mbuluar nga harlisja e bimesise, e tubave te plastikes dhe gjerdheve me tela te kopshteve…

I kane harruar siç ka harruar ku bie shpesh herë edhe Delvina për monumentet e kulturës dhe promocionin që duhet t’i bëjnë Delvinës, këtij ”magneti” të fshehur me pasuri të rralla të monumenteve të kulturës, të historisë, të objekteve të kultit, etj,. /SARANDANEWS.AL///

error: