Deputetja e Partisë Socialiste, anëtare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Anila Denaj kërkoi sot dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve në komision para se të dilet në opinione të parakohshme nga kushdo anëtar i komisionit.
Në një deklaratë për shtyp, pas kryetares së Komisionit, deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, nga selia e Kuvendit, Denaj tha se duhet të dëgjohen të gjithë dëshmitarët në këtë proces dëgjimi që do të çojë më pas në hartimin e një raporti përfundimtar më 23 shkurt.
Më herët, kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku tha se shteti ka tenderuar para për inceneratorë që nuk ekzistojnë dhe se procedurat e ndjekura për inceneratorin e Elbasanit janë në shkelje flagrante me ligjin.
Por deputetja socialiste, Anila Denaj hodhi poshtë këto deklarata teksa tha se dëshmitarët konfirmuan se procedurat janë të lidhura në mënyrë të padiskutueshme me situatën e emergjencës, emergjenca që janë të lidhura me një situatë të trashëguar të problemit të menaxhimit të mbetjeve që prej vitit 2006.
“Këto procedura mund të ishin ndjekur që në atë kohë, vitin 2006, por vetëm në vitin që bëjmë referencë ato nisën të adresoheshin nga qeveria, pasi emergjenca mjedisore është prioritet i qeverisjes dhe për këtë arsye është operuar me procedura që u sqaruan sot në komision. Emergjenca në Elbasan është një emergjencë e vërtetuar me dokumente të adresuara nga organet kompetente të qarkut të Elbasanit, apo edhe qyteteve të tjera. Të lejojmë dokumentet të flasin, para se të flasim me opinione të parakohshme nga kushdo përfaqësues i partive politike”, u përgjigj Denaj.
Sipas saj, të gjithë dëshmitarët janë në të drejtën e tyre t’u japin përgjigje pyetjeve të tyre, por të mos pengohet asnjë dëshmitar me opinione e gjykime të parakohshme.
“Të lejojmë organin e akuzës të japë gjykimet dhe vendimet sipas direktivave ligjore”, bëri thirrje Denaj.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.