SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dënohet ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa i arrestuar nga SPAK për korrupsion

Prokuroria e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka mbyllur hetimit paraprake dhe ka kërkuar 3.6 vite burg për ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i cili u arrestua në qershor të vitit të kaluar pasi akuzohet për korrupsion dhe mos deklarim të të ardhurave.

Ndër akuzat e ngritura drejt tij, është edhe dyshimi mbi pushimin e çështjes së shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, e cila është punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.

SPAK ka kërkuar gjithashtu arrest me burg edhe për bashkëpunëtorët e tij, përkatësisht: Napolon Hodaj 2 vite burg, Julian Zera 1 vit e 3 muaj burg, Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg, Qerim Ruçi 2 vite e 6 muaj burg, Bledar Hajredini 2 vite burg,etj,.

Sali Hasa, akuzuar se ka kryer veprat penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e fshehjes dhe deklarimit të rremë, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 257/a/2 të Kodit Penal.

Napolon Hodaj, akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.(burimi:TOP Channel)///

error: