SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetët pro Berishës i gjejnë të gjitha dyert e selisë së PD mbyllur

Flamur Noka, Tritan Shehu, Luan Baçi etj, kanë shkuar mesditën e sotme në selinë e PD-së për të mbajtur një deklaratë.Pasi i kanë gjetur derën kryesore të mbyllur, ata kanë provuar të gjitha rreth e qark godinës por pa rezultat.

“Këtë godinë ia kemi dhënë PD-së unë dhe Sali Berisha me firmën tonë. Jam anëtar që në themelim të PD-së” – tha Noka.

Grupimi pro Berishës është detyruar më pas ta mbajë konferencën në oborr.

“PD qenka kthyer në një burg të sigurisë së lartë. Pengu mund të rrije i vetëburgosur por Edi Rama e ka gabim me kushtet e një Alcatrazi modern që i ka krijuar pengut të tij. Data 8 do të jetë një ditë që demokratët do të marrin frymë lirisht. Në demokraci nuk është blindi zgjidhja, por shumica dhe vota” – tha Noka.

Ai u shpreh se të shtunën në mënyrë paqësore demokratët do ta kthejnë PD-në në shtëpi të paqes.///

error: