Deputeti Alket Hyseni, spjegon për herë te pare qendrimin në PS , raportin me fushaten e socialisteve pas doreheqjes nga kandidimi per deputet ne zgjedhjet e 25 prillit.
Hyseni eshte rasti tipik i materializimit te “filozofise” se Rames per gershetimin e vlerave ne Listen perfaqesuese.
Ai ka nje rekord takimesh me njerez te te gjitha orientimeve politike, krahinore, sociale e kulturore ne baze ,nderkohe qe ka qene nder me aktivet ne diskutimet ne Kuvend dhe Komisionin Juridik.
I ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për listën e PS-së për Vlorën, ai deklaroi se Partia Socialiste lufton që në këtë qark të fitojë nëntë mandate.
Hyseni thekson se lista e PS-së në Vlorë është fituese, duke shtuar se janë zgjedhur personalitete të spikatura të kësaj krahine, për të përfaqësuar siç duhet zonën.
“E para në listë, Pranvera Resulaj është zonjë e nderuar, ka dhënë aftësitë e veta edhe si administratore. Ka punuar tek tatimet. Të gjitha indiciet që kanë ardhur për zonjën janë pozitive. Është edhe trend botëror, që femrat duhet të promovohen në politikë.
Lidhur me pyetjen intimiduese per Listen, Hyesni ka dhene qetesisht mendimni e tij se Listën e bëri drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri dhe kryeministri Edi Rama. Lista është me vlera dhe është fituese-ka pohuar ai..
Objektivi minimal është tetë mandate, por luftojmë për 9 mandate. Rama del përditë e thotë jam i pakënaqur, kjo do të thotë se patjetër që ka pakënaqësi, ne s’jemi perfekt, edhe pakënaqësi mund të ketë. Nuk mbyllëm disa projekte që kishim planifikuar të mbarojmë. Në zonën e Vlorës je detyruar që të zgjedhësh një përfaqësues sa më të denjë”, tha Hyseni.
Hyseni nënvizoi se PS për të është si një familje e dytë dhe u shpreh falënderuese ndaj kësaj partie që sipas tij i ka hapur shumë dyer.
“PS është histori për Shqipërinë, është e tashmja dhe e ardhmja, ka larguar prej vitesh elementë të tillë. Edhe pse ka brenda debate, ngjyra, PS-ja është forca më demokratike. Kur them për debat them për debatin që ka prodhuar PS ndër vite, edhe brenda radhëve PS ka debat. Por është një parti e disiplinuar, kur merren vendimet janë të pranuara. Ashtu sikurse ekzistojnë parime të vullneti, të parimeve. PS është një ekip i madh që do të mbështesim këtë skuadër fituese. Kishte vend për mua, por të jesh në listën e PS është nder dhe privilegj. Të jesh në Kuvendin e Shqipërisë është nderë për këdo, pavarësisht se kohët e fundit na solli opozita dytësorë, nuk janë ata që përfaqësojnë. Të jesh deputet i PS, në Kuvend është privilegj. Të jesh deputet në Vlorë është e treta privilegj. Nuk është çështje pranimi, e kam falënderuar kryeministrin, i kam kërkuar ta jap kontributin tim ashtu siç e kam dhënë para 2017. Historiku im në PS nuk nisi si deputet dhe s’do të mbarojë si deputet. Familja ime është PS, jam rritur atje. Ishte janar i ‘92-it ku shumë kishin marrë drejtim djathtas, në shkollën tonë u krijua FRESSH. Kam vijuar dhe me shumë beteja, konkurrime në PS, jo shpeshherë jo perfektë PS, por kjo familja e madhe më ka hapur dyert, shumë të tjerëve. Na ka dhënë mundësi ë të japim kontributin tonë për këtë vend. Atë që se bëjmë vetëm nëpërmjet partive politike ne kontribuojmë në këtë vend”-tha Hyseni,///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit