Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh sot se në ditën kur duhet ngritur zëri dhe reagimi për skandalin e inceneratorëve, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetja Albana Vokshi gjejnë kohën të merren me hallet personale.
“Në ditën kur duhet ngritur zëri dhe reagimi për skandalin e inceneratorëve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejnë kohën të merren me hallet personale, duke larguar vëmendjen nga skandali i korrupsionit disa milionë eurosh”, theksoi Zhupa në reagimin e saj.
“Le të pyesin veten pse nuk flasin për këtë skandal? Pse përpiqen të largojnë vëmendjen nga përfshirja e zyrtarëve më të lartë të qeverisë?! Pse nuk i shqetëson ky fakt?!”, u shpreh Zhupa.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI