Deputetja demokrate Ina Zhupa reagoi sot pas protestës së banorëve të fshatit Mana. tir te daert e Zyrave te hipotekës :“Ndalni grabitjen e pronave të banorëve!”
Deputetja e Partisë Demokratike, Zhupa, në reagimin e asaj që e cilëson si një tjetër akt grabitjeje të pronave të qytetarëve në emër të “investimeve strategjike”. Sipas saj, banorët e Manastirit, mbi plazhin Pasqyra, rrezikojnë të humbasin shtëpitë e tyre për t’i hapur rrugë një projekti që favorizon një investitor të madh.
“Hajdutëria dhe babëzia mbi pronat e lakmuara të vendit vazhdon në emër të investimeve strategjike. Edhe në muajt e fundit para përzënies me votë, kjo qeveri nuk i ndal vjedhjet strategjike,” – është shprehur Zhupa.
Banorëve të Manastirit mbi plazhin Pasqyra do ju prishen shtëpitë e tyre në interes të ndërtimit të një investimi strategjik. Banorët e zonës kanë protestuar sot në Sarandë, po asnjë institucion nuk reagon. Ata kërcënohen për të ikur nga shtëpitë e tyre.
Vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve ti rrafshosh me qëllimin për ta marr një investitor strategjik. Pikat e vogla të Mirela Kumbaros po i marrin shpirtin qytetarëve të zonave bregdetare kryesisht, ku lakmia është më e madhe.
I kam denoncuar që në fillim gjithë masakrat që bëhet me këtë ligj për “vjedhjet strategjike” dhe i garantoj banorët se ne do qëndrojmë në krahun e tyre. “Është vjedhje dhe skandal të marrësh pronat e qytetarëve, t’i rrafshosh, me qëllimin për t’ia dorëzuar një investitori strategjik.” – theksoi deputetja duke akuzuar ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, se me miratimin e këtyre projekteve po dëmton banorët e zonave bregdetare.
Zhupa ka siguruar qytetarët se do të vijojë të denoncojë këtë fenomen dhe do të qëndrojë në mbështetje të tyre në betejën për të mbrojtur pronat e tyre nga ajo që ajo e cilëson si “ligji për vjedhjet strategjike”.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.