Një aksident në aksin Mesopotam-Livadhja, në afërsi të fshatit Dërmish, ndodhi ndërsa dy persona janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur motori me targe AP538 me drejtuesin shtetasi Piro Miçoni, 34 vjeç, është përplasur me një lopë dhe ka humbur drejtimin.
Menjëherë pas kësaj, motori është goditur nga një automjet që po kalonte në aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të mjetit dhe pasagjerit, shtetasit Kristi Leka.
34-vjeçari Miconi është nisur sot në mëngjes me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënde, ndërsa Leka ndodhet jashtë rrezikut në Spitalin e Sarandës. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë drejtuesin e automjetit, shtetasin Miço Gërbura.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.