Nga Panajot BOLI
Dhroviani sot kishte miq.. Se Dhroviani është djep kulture. Një simbiozë e shelqyer: Është më të vertet një monument natyre, me bukuritë e tij të rralla, me peizazhin e mrekullueshem, është edhe një monument kulture. I ka harmonizuar të dyja. Pra, këtu pikërisht në këtë fshat qe është djep kulture, perurohet një Qendër Kulture.

Në këto shkallë ka qendruar edhe ish –presidenti i Greqisë, Kostis Stefanopullos. Dhe e quajti Dhrovianin një fole shqiponjash qe nxori personalitete dhe figura me rrezatim botëror. Se vetë Stefanopullos kishte një rrenjë tek ky djep arsimdashes. Do të krenohej edhe Melina Merkuri, mbesa e ketij fshati, me investimin në kulture. Se ajo mori diçka nga njerezit e saj qe jetonin në këtë vend të bëkuar. Çdokush do ta kishte zili këtë fshat qe nuk pyeti as për të frikshmin Ali Pasha. Dhrovianitët nuk ishin vetem të penës, por edhe trima.
Trimi i çartë Braçka e bëri Ali Pashanë qe t’i dridhej mjekra nga zemërimi. Se Dhroviani nxori 17 poetë e shkrimtarë, Se nxori me dhjetra mesues e njerez të shquar në çdo fushë Kujtojmë Makrijanin, himnografin me të madh të mijëvjeçarit të fundit. Ja në këto sokake ishte rritur. Pranë kësaj ndertese qe perurojmë sot, erdhi Shen-Kozmai në 1775. Gratë dhe nuset dhrovianitet falen stolitë e tyre të hapej shkolla.. 15 kisha. Disa monumte kulture.
Qe të kuptojmë se ky fshat ishte djep kulture sjellim një fakt të thjeshtë: Ata kudo qe vajten në botë, deri në Argjentinë, sollen në Dhrovian erën e kulturës .Në qendër të fshatit është një ndertesë karakteristike. Nuk dua ta veçoj. Gjithë shtëpitë dhrovianite kanë një arkitekturë klasike, të bukur, arhonde. Kjo ndertesë ishte shkollë. Por ishte konfiskuar nga pushteti popullor nga një dhrovianit, Zoto.

Ky njeri qe kish punuar në Egjypt, e ndertoi shtëpinë shumë të bukur dhe të gjitha pajisjet, veshja e mureve, mermerët , pllakaqet, kuzhinën, i solli nga Egjypti në portin e Sarandës. Ngakoi mushkat dhe i çoi në fshat.. Një gazetare greke u çudit kur erdhi në Dhrovian dhe zbuloi ‘’minieren e kulturës, arsimit dhe fidanishten’’ ku shumë personalitete e figura të shquara në Greqi, Shqiperi e mbarë botën , ishin kultivuar këtu, në këtë fidanishte..
Pata një replikë me deputen e zonës sime, Anila Denaj. Ajo më argumentonte se këto kohë e njohu mirë Minoritetin Etnik Grek E pyeta : ‘Ke vajtur në Dhrovian?’ ‘Jo- më tha’ ‘Ahere nuk e njeh minoritetin fare’-iu përgjigja.

Kryetari i Bashkisë Finiq,, Kristaq Kiço dhe deputeti Niko Kuri, prenë shiritn e kësaj vepre. Zoti Kiço tha se ndjehemi të emocionuar qe kthehemi këtu tek ky djepi i kulturës dhe jemi krenar, duke i dhuruar këtij fshati këtë vëpër kulture se i takon…’Objektivi ynë-tha ai- është qe ta kthejmë në një fshat turistik ku turistët e huaj e vendas të mahniten nga bukuritë natyrore të këtij vendi dhe të admirojnë kulturën, traditat dhe arhodinë e fshatit’’.Të parët qe e bekuan këtë sallë të bukur , me muzeun etnografik në krah, ishte brezi i ri : nxënësit e shkollës së Mesopotamit qe dhanë një përformancë të shkelqyer, në veshje , këngë e valle. Dhe gratë dhrovianite me gatimet tradicionale u treguan se janë të paarritshme, arhonde. Sidomos me ëmbëlsirat të gatuara me mjeshtëri dhe kulturë aristokratike///


98Eftalia Papa, Hekuran Halili dhe 96 të tjerë
13 komente
Pëlqej
Komento
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.