Drejtësia për Klodian Rashën do të bëhet. Të gjitha proceset ligjore do ndiqen me saktësi dhe në mënyrë të pavarur. Protestat janë të mirëpritura, por dhuna e ushtruar nga të miturit nuk mund të pranohet dhe duhet të hetohet se cilët janë nxitësit.
Kështu deklaroi gjatë një interviste televizive mbrëmjen e sotme deputetja e PS-së, Milva Ekonomi ku thekson se shteti i kërkoi falje familjes Rasha dhe çështja po hetohet.
“Ndodhi një vrasje e një qytetarit, nga një efektivë policie, një episod i shkëputur nga puna e Policisë së Shteti, menjëherë u morën masa ndaj këtij personi, dhe po hetohet, Asnjëherë më parë, në këto vite, ndodhi që shteti i kërkoi falje familjes, së dyti ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. Dy akte civile të rëndësishme. Mamaja e babai i Klodianit janë të lënduar, është tragjike ajo që u ka ndodhur. Ato patën guximin e dinjitetin, të kuptonin se e drejta duhet hetuar, duhet kohë për këtë. Shteti bëri një gjest moral, dha dorëheqjen ministri. Ato janë një tufë të rinjsh që se kanë idenë e lajmit dhe informacionit. Ato të rinj se dinin që kishit dhënë dorëheqje ministri. Ato s’mund të vendosin kërkesa të tjera, për sa kohë po hetohet. Ne duhet të presim që drejtësia të marri një vendim. Veç kësaj, të vijosh protesta në këtë formë të dhunshme, nuk është e hijshme”, tha Ekonomi.
“Policia e Shtetit në këto shtatë vite e disa muaj ka disa arritje shumë të rëndësishme. Po bëhet Vetingu në polici, është shtuar respekti në popullatë, pasi besimi i qytetarëve është më i madh. Kemi një polici të pajisur edhe më mirë të trajnuar siç duhet dhe që policimi i komunitet është një filozofi e rëndësishme për marrëdhënien e policisë me qytetarët dhe dorëheqja e Veliut është një kuptim politik. Ministri i Brendshëm Lleshaj nuk mund të krahasohet me Bashën, që ishte ministër i Rendit në 21 janar, që nuk pati guxim të jepte dorëheqjen”, vijoi ajo.
“Në këtë moment kemi një situatë me policinë, që përveç kësaj turme ku në front të parë kanë qenë minorenët, policia s’ka ushtruar dhunë. Në këto ditë kemi parë minorenë që kanë ushtruar dhunë ndaj policëve dhe janë këta të fundit në spital, jo të miturit. Përdorimi i të miturve është shumë i rëndë si fenomen dhe nuk është standard demokratik e europian. Arsyeja që përdoren është se legjislacioni është më i lehtë për ta, janë më të lirë për tu blerë”,- tha Ekonomi.
Sipas saj, duhet të kuptohet se të mirat publike janë për të gjithë, duhet të mbrohen dhe policia do ti mbrojë këto. “Këta fëmijë nuk janë cenuar, ato shkaktuan vandalizma, prishën e dëmtuan zbukurimet e pemës së Vitit të Ri, apo ndërtesave publike, ç’ka është e palejueshme, pasi këto janë të mira për të gjithë”,- tha Ekonomi.
Sipas saj protestuesit janë të përçarë dhe nuk kanë kërkesa të qarta. “Janë të paqarta kërkesat. Ata nuk e kuptojnë çdo me thënë reformim i Policisë së Shtetit dhe nuk duhet të ketë një keqkuptim mes asaj që ndodhi më 21 janar, kur u vranë katër persona duke protestuar dhe asaj që ndodhi të martën kur u vra një 25-vjeçar që nuk ishte duke protestuar nga një efektivë që kapërceu të drejtën për t’u mbrojtur”,- përfundoi Ekonomi.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit