Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar dje ceremonia e festës së “Ditës së Ashures”.
Kjo festë kremtohet pas 10 ditëve të zisë për Imam Hysenin dhe dëshmorët e tjerë që luftuan për liri, për demokratizimin e jetës dhe emancipimin e shoqërisë njerëzore të kohës.
Kryegjyshi i bektashinjve, Baba Mondi i është drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që të bëhen vepra të mira sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton.
“Në emër të Zotit. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Ashures, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve. Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime është që kjo ashure të jetë e mbushur me mëshirë dhe dhembshurinë e Zotit”, u shpreh Baba Mondi.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.