SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dita e heqjes përfundimtare të sporteleve nga jeta e përditshme e shqiptarëve

Nga 1 maji shërbimet për qytetarët do të ofrohen online në e-albania.al.

Kjo do të sjellë mbylljen e sporteleve fizike në institucionet shtetërore. Kryeministri Edi Rama u shpreh se, “më në fund erdhi dita e heqjes përfundimtare të sporteleve, orareve, zvarritjeve për dokumente nga jeta e përditshme e shqiptarëve”.

Ditën e sotme, në aktivitetin informues të mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimin e tyre online, Kryeministri tha se, “Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale”.

Rama deklaroi se në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele.///

error: