SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dita e shtatë e protestës kundër rritjes së çmimeve

Protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve ka hyrë sot në ditën e shtatë.

Qytetarët janë mbledhur sërish pasditen e së martës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë, përballë selisë së Kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës, ndikuar nga lufta në Ukrainë.

Duke marrë fjalën një studente tha se, “tarifat janë të larta, transporti ka rritur çmimin e biletave, janë një grumbull gjërash që ndikojnë tek studentët. Nafta duhet të ulet edhe më shumë”.

“Nëse kjo barrë bie mbi prindërit tanë, bie edhe tek ne. Janë rritur ushqimet”, u shpreh një tjetër i ri.

Një tjetër protestuese u shpreh se, “kërkojmë uljen e çmimeve, është ulur nafta, por çmimi i ushqimeve vijon të rritet. Protestat do të vazhdojnë derisa çmimet të ulen”.

Protestuesit deklaruan se do të jenë çdo pasdite para Kryeministrisë në orën 17:00 derisa kërkesat e tyre të dëgjohen.///

error: