SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dita Ndërkombëtare e luftës kundër varfërisë

Shqipëria ka miratuar Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ – SDGs), ku pika e parë e këtij dokumenti prej 17 objektivash, është lufta kundër varfërisë.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Varfërisë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, PNUD, solli në vëmendje se, në mbarë rruzullin tokësor në vitin 2015, udhëheqësit e Shqipërisë dhe të botës miratuan Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ – SDGs), të cilët, në thelb, janë një vizion i përbashkët për t’i vënë njerëzit dhe planetin në rrugë të qëndrueshme brenda vitit 2030.

Ky ishte themeli i një programi të ri për zhvillimin, i cili i ofroi botës një kurs drejt dhënies fund të varfërisë, luftës kundër pabarazive dhe padrejtësive dhe mbrojtjes së planetit.

PNUK thekson se, këto objektiva u hartuan gjatë një periudhe dy vjeçare konsultimesh globale dhe kombëtare gjithëpërfshirëse dhe Shqipëria ishte pjesë e këtyre konsultimeve.

Një nga ndërhyrjet e UNDP-së në Shqipëri është avancimi i axhendës së përfshirjes sociale dhe ekonomike të grupeve më në nevojë që askush të mos mbetet pas. Me iniciativën e qeverisë dhe Shqiptare dhe mbështetjen e PNUD në vendin tonë janë zbatuar dhe po investohet në disa drejtime (arsim, qendra multifunksionale, bujqësi e shëndetësi) për përmirësimin e jetës ekonomike sociale të qytetarëve në çdo skaj të vendit.

error: