SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Doda: Të mbahet seancë përkujtimore më 27 qershor për viktimat e gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë

– Deputetja e Grupi parlamentar Demokraci dhe Integrim,  Mesila Doda kërkoi sot në konferencën e kryetarëve, mbajtjen e një seance përkujtimore më 27 qershor për viktimat e gjenocidit të shqiptarëve të Çamërisë. Sot në konferencën e kryetarëve nisur nga  diskutimi lidhur me projekt-rezolutën e paraqitur në Parlament për gjenocidin në Bosnje Hercegovinë, Mesila Doda, kërkoi zyrtarisht që parlamenti i Shqipërisë më së pari duhet të nderojë viktimat e shqiptarëve të Çamërisë.

“Nuk kam asnjë problem që ne të shprehemi lidhur me aktet gjenocidiale të ndodhura në vendet e rajonit, por nisur nga kjo iniciativë do mendoja që duhet më së pari të nderojmë historinë tonë. Ka një vendim të Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994 që e shpall 27 qershorin ditën përkujtimore të gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë. Sot i kërkoj zyrtarisht kësaj konference që Parlamenti shqiptar të mbajë një seancë përkujtimore për këtë popullsi martire, duke dhënë edhe shenjën e nderimit të historisë tonë dhe viktimave të pafajshme. Pres që ky të jetë një hap që do i bashkojë të gjitha forcat politike në një seancë në nderim të historisë tonë dhe përkujtimit të viktimave”, shprehet ajo.///

error: